“Ford Focus” Vlerësohet me 5 yje - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-19 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV A e dini që Ford Fokus i 2018 është vlerësuar me 5 yjë, pasi është makina me elementët më të fortë të sigurisë? Cmimi është dhënë nga Programi Europian për Vlersimin e Makinave të Reja, pjesë e Bshkimit Europian. Në këtë mënyrë Ford Fokus i ri ka marrë maksimumin e mundshëm të vlersimit. 5 yjet tregojnë se kjo makinë ofron një mbrotje të shkëlqyer në rast të goditjeve dhe se është një automjet me teknologji të sofistikuar anti-përplasje. Vlersimi ka ardhur pas testimeve që i janw bërë makinës: rezultatet e larta të Fokusit kanë të bëjnë me mbrojtjen e kalimtarwve si dhe arrin të bëjë një ndarje të udhëtarëve. Ky rezultat është mbështetur nga një rritje prej 40 % e aftësive të rezistencës ndaj një përplasje frontale gjatë aksidenteve. Fokusi i ri gjithashtu ka disa teknologji të dizajnuara për të zvogëluar mundësitë e aksidenteve, duke përfshirë, për shembull, një sistem që njeh këmbësorët dhe çiklistët në rrugë dhe ndihmon në shmangjen e tyre. Falë sistemit radar në pjesën e përparme fokusi i ri dallon praninë e këmbësoreëv dhe biçikletave që janë në lëvizje si ditën ashtu edhe natën. Në rast se shoferi nuk reagon menjeherë makina fillimisht aktivizon një sinjal akustik për të tërhequr vëmëndjen e drejtuesit të mjetit. Në rast të përplasjes, në sajë të sistemit të frenimit Fokusi automatikisht aktivizon frenat për të zvogëluar rrezikun e goditjeve të mundshme sekondare.