Bashkia e Tiranës ka krijuar mjedise të reja për Njësinë Administrative 8, të cilat u përuruan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i cilësoi si një premtim të mbajtur për banorët.
Gjithashtu kryebashkiaku ftoi të gjithë banorët që janë pjesë e kësaj njësie, por që nuk janë të regjistruar aty, të bëjnë zhvendosjen e vendbanimit të tyre, duke përfituar edhe nga amnistia e vendosur nga qeveria për transferimin e gjendjes civile. Kjo procedurë, tha Veliaj, është shumë e rëndësishme në mënyrë që edhe fondet e buxhetit për vitin 2019 të ndahen sipas numrit të banorëve për çdo njësi.
Dua t?i ftoj të gjithë banorët të regjistrohen në këtë njësi, jo vetëm banorët e Njësisë 8, pjesa e vjetër e Tiranës, por edhe ata të pjesës së re që vazhdon deri te Bregu i Lumit. Është e rëndësishme që të dimë saktësisht sa banorë ka secila njësi, që edhe fondet t?i japim në përpjesëtim të drejtë me numrin e banorëve. Ndaj, ftesa për të gjithë banorët, jo vetëm këtu në Njësinë 8, ku kemi një hapësirë mbi 500 metra katrorë, ku çdo gjë bëhet lirshëm, pa u shtyrë nëpër kangjella, pa pritur në radhë, me një shërbim dhe mjedis të kulturuar, por edhe në njësitë e tjera 12, 13, dhe 14, respektivisht te Fresku, te Kopshti Botanik dhe zona e Unazës së Re, të regjistrohen aty. Sa më të saktë ta kemi listën e banorëve, aq më të shumta do të jenë fondet.
Erion Veliaj, kreu i Bashkisë Tiranë