Report TV - Atentat me armë zjarri në Shkodër/ Dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

2018-11-14 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Shkodër-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër në lagjen Partizani, në afërsi të zonës së njohur si Markata, ku dy persona janë plagosur dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Report Tv ka mësuar se të plagosurit janë Fatos Verracaku dhe Fatmir Mehaj. Verracaku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Shkodrës.

Fatmir Mehaj, thonë burimet është një tregtar në tregun e Shkodrës, ndërkohë që nuk dihen ende detaje për Verracakun. Në vendngjarje janë gjetur 9 gëzhoja. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, raporton se ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të populluar. Ndërkohë që në zonën e Livadhes në Dobrac është gjetur një motocikletë e djegur, e cila dyshohet se iu përket autorëve.

Nuk dihet ende se kush ishte shënjestra e këtij atentati, por ngjarja ka tronditur qytetin në një orë kur fluksi i lëvizjeve është i lartë. Shqiptarja.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu mësohet se plagosja ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku iu vendos tritol Lulzim Kullës, i njohur ndryshe si i forti i Shkodrës, tashmë i prangosur.