Pasditen e sotme janë krijuar radhë kilometrike në palën greke në pikat e Kapshticës dhe Kakavijës. Emigrantët shqiptarë denoncojnë se prej disa orësh janë të bllokuar në palën greke, ndërsa shkak nga pala fqinje jepet problemi me sistemin kompjuterik.
Radhët e makinave në pritje të kalimit nga Greqia për në Shqipëri janë mbi 4 kilometra. Policia kufitare shqiptare thekson se ?lëvizja në palën shqiptare është normale, ndërkohë në palën greke për shkak të mosfunksionimit të kompjuterit është krijuar radhë?.