Makinat mbeten ndotësit kryesor të ajrit në kryeqytet. Gjatë prezantimit të makinerive moderne dhe ekologjike për pastrimin e parkut të madh të Liqenit, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të ulur nivelin e ndotjes dhe përdorimin sa më shumë te biçikletave.
"I vetmi burim i ndotjes janë makinat. Tirana nuk ka fabrika, as oxhaqe, as uzina, do të thotë që nuk kemi ndotje industriale. E vetmja ndotje që vjen në Tiranë është nga tymi i makinave. Ftesa për qytetarët është të përdorim biçikletën, të ecim në këmbë, kështu heqim peshë, ulim shpenzimet dhe ndotjen e qytetit. Është e vetmja mënyrë".
Bashkia e Tiranës, mbështetur nga Ambasada Japoneze në Tiranë përmes ?Grassroots Human Security Project?, e ka pajisur Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit me makineri dhe kosha që mundësojnë një pastrim më të shpejtë dhe efikas të Parkut të Liqenit. Veliaj ftoi trupin diplomatik në Tiranë, qytetarët dhe bizneset që të bëhen pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.
Tv Klan