Pa Gjurmë- Pengu i 40 vjecares në prag të vdekjes: Dua të takoj djalin qe ma morën në maternitet

2018-11-09 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Pjesa e dytë Dt9 Nentor Eltoni u lind në vitin e ndryshimit të madh për shqiptarët, në 3 shtator të vitit 1990, në ndryshimin e madh edhe për jetën e tij. Nëna Katerina ngelet shtatzënë në moshën 14 vjec e gjysmë me Robertin, asokohe 18 vjec. Të dy u njohën në vendlindje në Ksamil, aty ku ishin komshinj. Katerina sjell në jetë fëmijën, në maternitetin e Delvinës. Nëna e vajzës, Jolanda, i jep mëmësinë duke qenë se Katerina ishte e vogël në moshë. Kur nuk kishin kaluar akoma ditët e para të lindjes, Jolanda e lë Eltonin e vogël në maternitet, për të cilin nuk do të mësonte më asgjë rreth fatit të tij. Fëmija braktiset dhe jepet për birësim. Katerina pëson një krizë nervore dhe që prej asaj kohe nuk mundi të krijonte me familje, ajo nuk u bë më kurrë nënë. Katerina jeton e vetme në Greqi, ndërsa është rreth të 40-ve. Ajo ka kaluar një sërë peripecish me shëndetin e saj, duke qenë vazhdimisht në luftë për jetën. E vetmja gjë që kanë mundur të mësojnë pas 28 vitesh është se Eltoni në atë kohë nga materniteti i Delvinës u transferua drejt Shtëpisë së Fëmijës Vlorë. Nga aty, i humbën më pas gjurmët e tij. Sot, Jolanda dhe Katerina vuajnë një mungesë të pazëvendësueshme, mes pengut dhe pendimit që kanë për djalin që u lind dhe nuk u pa më kurrë.