Klosi: Betejë kundër mbetjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-09 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria numëron 198 vendgrumbullime të mbetjeve urbane informale.Ministri Blendi Klosi kërkoi më shumë buxhet dhe aleancë më të mirë me njësitë vendore në mënyrë që të eliminohen këtë hotspote, të cilat shtrihen përgjithësisht buzë lumenjve.Nëse nuk kemi një aleancë më të mirë me 12 prefektët me 61 kryetarët e bashkive si dhe një buxhet më të madhe ne nuk mund të eliminojmë 198 vendgrumbullimet e mbetjeve urbane të cilat janë informale- tha Blendi Klosi.Duke folur për buxhetin e ministrisë që ai drejton për vitin që vjen, në 2019 ministri thotë se do të ketë ndërhyrje të thella në pastrimin e vendit për ti paraprirë sezonit turistik.Paralelisht me këtë situatë investimet në turizëm do të shënojnë një rekord të ri. Paketa e lehtësirave fiskale në këtë sektor duket se ka dhënë efekt në interesin e kompanive të huaja në fushën e hotelerisë. Por sfida sipas Klosit mbetet ofrimi i stafit të kualifikuar.Në më pak se një vit nga miratimi i paketës fiskale me lehtësirat në investimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje mund tju them se kemi 10 deri në 15 kompani të huaja emra të njohur që janë gati të bëhen pjesë e tregut tonë. Por sfida jonë është nevoja për një 10 fishim të të arsimuarve në këtë fushë. Ndaj arsimi profesional mendohet si një zgjidhje. -tha Klosi.Sipas të dhënave të ardhurat nga turizmi gjatë 2018 arritën në 2 miliard euro, gati 300 milion më shumë se 2017.