Ora News - Edhe 30 ditë paraburgim për Ervis Martinajn

2018-11-04 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ervis Martinaj do të qëndrojë edhe 30 ditë të tjera në qelitë e paraburgimit. Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni mori këtë masë sigurie pas kërkesës së Prokurorisë. E njëjta masë sigurie është vendosur edhe më herët ndaj Martinajt, i akuzuar për përfshirjen në përplasjen me armë në një lokal në zonën e Bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit. Ndaj tij, janë ngritur edhe akuza të reja, si ajo e pastrimit të parave.

Kërkesa e organit të akuzës bazohet në dyshimet se Martinaj ka qëlluar me armë në vendin ku u vra Fabion Gaxhaj dhe u plagos Eljon Hato dhe vetë ai.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se ekspertimi i kryer më 6 tetor ka gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë në duart e Ervis Martinajt. Po kështu prokuroria thotë se nga ekspertimi që i është bërë telefonit të Martinajt në Izrael janë zbardhur dhe bisedat e kryera prej tij natën e ngjarjes ku u kërkon personave të rrethit të tij shoqëror të marrin armët e të shkojnë tek lokali i Redi Popeskut në zonën e Bllokut pasi kishte një konflikt.

Kërkesa e Martinajt që njerëzit e tij të shkonin me armë tek vendi ku ndodhi ngjarja kishte ndodhur pas një takimi që ai kishte lënë me Ervin Matën. Nga ekspertimi i telefonit është zbuluar se natën e ngjarjes ora 21:17 minuta Martinaj ka komunikuar në Whats App me personin e regjistruar me emrin Boli ku ka lënë vendin e takimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/edhe-30-dite-paraburgim-ervis-martinajn