Pranga 13 shoferëve për shpejtësi dhe korrupsion - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-28 8 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pse Policia Rrugore gjatë fundjavave ka masa të shtuara në të gjithë kryeqytetin, që finalizohen me gjoba, heqje patentash e madje dhe arrestime, sërish autostrada Tiranë-Durrës, vijon të jetë aksi më i preferuar i shoferëve për të bërë gara me makina.Ky është momenti kur policia arreston një preson që lëvizte me 167 km në orë, ose thuajse dy herë më shumë se shpejtësia e lejuar.Por, pavarësisht arrestimeve të policisë, shumë drejtues mjetesh kërkojnë t?i shpëtojnë ndëshkimit duke korruptuar rrugorët.Mbrëmjen e djeshme, policia vuri në pranga 13 persona, 12 prej të cilëve lëviznin të dehur dhe një tjetër për korrupsion aktiv. Gjatë kontrolleve, u pezulluan 34 leje drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit, si dhe 32 të tjera u pezulluan për shpejtësi mbi normat e lejuara.Aksionet e policisë rrugore, e sidomos gjatë fundjavës kanë si qëllim garantimin e jetës së qytetarëve, ndonëse numri i personave që udhëtojnë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi, sa vjen e rritet.Vetëm në 9 muajt e fundit, janë arrestuar nga policia rrugore 582 persona, 385 prej të cilëve për pije alkoolike. Ndërsa numri i penalizimeve kalon shifrën e mbi 115 mijë gjobave, për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.