Basha: Hap i rendesishem per pastrimin e politikes

2018-10-27 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha largimi i Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme ka qenë një kërkesë e vazhdueshme. Sot ai thotë se ky është një hap i rëndësishëm në luftën e opozitës për të pastruar politikën nga krimi.

?Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit?.

Një reagim në rrjetet sociale bëri edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, që e sheh këtë lëvizje në qeveri si fitore të opozitës.

?Në një aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botës së mafies, krimit të organizuar, korrupsionit, kreu i Meduzës në Shqipëri është Edvin Kristaq Rama, i cili në një moment kritik për veten e tij sakrifikoi Xhafën për Gjushin dhe vendosi në krye të Ministrisë një vasal të tij?.

Opozita ka bërë akuza të rënda në vazhdimësi ndaj Xhafajt, të cilin e akuzon për mbrojtjen e vëllait të tij dhe për marrjen në dorë të sistemit të drejtësisë.

Tv Klan