Veliaj i bashkohet nismës për parandalimin e kancerit të gjirit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-27 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tirana i bashkohet nismës ndërgjegjësuese për parandalimin e kancerit te gjirit. Ne kundër muajit kundër kësaj sëmundje, bashkia organizoi një vrapim me moton ?vrapo me shprese? për te sensibilizuar vajzat dhe gratë për diagnostikim te hershem. Veliaj me ironi tha se nuk mund ti kushtojmë me shume rëndësi makinës se sa shëndetit.?Ka ende ditë në këtë muaj tetori për të shfrytëzuar mundësinë për të bërë ekzaminimin falas, ndërkohë nuk ka arsye pse të ndalojë në tetor. Është diçka që duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Është mëkat sot, me aq sa ka evoluar shkenca, spitalet, mjekësia, që të neglizhojmë sëmundje që mund të kurohen po të kapen herët. Mukajeti s?duhet të jetë sebep për të mos kryer një kontroll. E di që Tirana ka nevojë për gjithçka, ama nuk mund të jenë raportet ku 9 nga 10 kërkesat të jenë për makinën. Revolucioni i vërtetë është në kokë dhe në qoftë se arrijmë dhe trajtojmë njeriun me të njëjtin respekt që trajtojmë makinën, atëherë sigurisht që do bëjmë hapa përpara?.Kryetari i bashkisë kishte një mesazh edhe për burrat.?Sikur çdo mashkull shqiptar të këmbëngulë që nëna, motra, vajza e tij, një e afërme, kushërira, të bënte checkup-in për kancerin e gjirit, do të kishim sot të paktën të njëjtin kujdes për njeriun siç kemi edhe për makinën. Kjo e sotmja është një garë për të ndryshuar mentalitetin, për të ftuar djemtë dhe vajzat të bëhen pjesë e këtyre kauzave, ku njeriu, shëndeti, jo makina, jo rraqet, duhet të jenë epiqendra e vëmendjes sonë?.Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet me te shpeshta tek grate. Ne vendin tone diagnostikohen çdo vit 600 raste te reja, ndërsa vitet e fundit kjo sëmundje ka prekur edhe meshkujt por ne raporte shume me te ulëta se femrat.