Ora News - Buxheti 2019, Ahmetaj: Do rriten pagat për mësuesit, mjekët dhe diplomatët

2018-10-26 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në muajin mars do të hapet përfundimisht autostrada e Elbasanit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se në projektin e parë kostoja shkoi 40% nga tenderi fillestar.

Ahmetaj: Në mars, maksimumi në prill do të bëhet i kalueshëm autostrada e Elbasanit, pas gjithë atij kalvari gabimesh në projektin e parë ku kostoja shkoi 40% nga tenderimi fillestar.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ahmetaj tha se investimet publike të qeverisë do të jenë 900 mln dollarë.

Ahmetaj: Do të kemi një nivel investimesh prej 5% të PBB. Qeveria si aktore ekonomike do të investojë në nivele të konsiderueshme dhe në terma nominale investimet publike do të shkojnë rreth 900 mln dollarë.

Ahmetaj tha gjithashtu se borxhi publik në fund të 2019 pritet të bjerë 64.9%.

"Të ardhura buxhetore do të jenë 27.8% të PBB. Kemi ulur taksat cdo vit", u shpreh Ahmetja në një dalje për mediat.

Duke folur për pr/buxhetin e 2019 kreu i Financave përsëriti atë që është thënë nga kryeministri që do të rriten pagat në shëndetësi, arsim, mbrojtje dhe diplomaci.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ne-mars-do-te-hapet-autostrada-tirane-elbasan