Historia e Afrim Veshës, i zhdukur më 2 nëntor 2017, trajtohet mbrëmjen e sotme në emisionin Pa Gjurmë në Report Tv.
Emigrimi për një jetë më të mirë dhe për të siguruar të mirat familjare për familjen ishte arsyeja që e çoi drejt Greqisë, Afrimin Veshën. I riu nga Berati, babai i një djali 2-vjeçar, mori rrugën nga mali, një rrugë e gjatë dhe e vështirë, ku shoqërues për grupin e klandestinëve ishte edhe Pëllumb Balashi, xhaxhai i nuses së Afrimit.
Në Janinë, 6 personat që ishin pjesë e grupit, u ndanë në dy grupe. Në grupin e parë, ku bënte pjesë edhe Balashi, u kapën nga policia, ndërsa grupi i dytë ku ishte Afrimi u largua për të shpëtuar nga policia greke.
Pasi u ndanë, i pari person që ai takoi te një terminal në Greqi ishte burri i hallës së nuses, Dhimitri, me të cilin ai udhëtoi me autobuz drejt një fshati në Janinë.