Ora News - Masakra në Bllok, mbesin në burg Ervis Martinaj dhe Eljon Hato

2018-10-22 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit e Tiranës, ka lënë masën e sigurisë "30 ditë burg" për Ervis Martinaj dhe 'arrest me burg" për Eljon Haton për ngjarjen e ndodhur më 4 tetor në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabio Gaxha.

Brenda 30 ditëve prokuroria duhet të sigurojë prova, ndërkohë që Avokati Mirash Martini tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë që mund ta lidhë Martinaj me vrasjen.

Mirash Martini: "Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Nuk rezulton që të ketë ndonjë provë sado të vogël që mund ta lidhë Martinaj me ngjarjen e datën 4 tetor. Vendimi u dha që ti jepej kohë Prokurorisë për të hetuar, për të bërë ca prova të reja, duke marrë në konsideratë që bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë dhe pasojat në opinionin publik.

Nëse Prokuroria nuk bën një kërkesë tjetër për masë arresti natyrisht që duhet të lirohet."

Avokati theksoi se Martinaj nuk ka pasur asnjë armë dhe se arrestimi i Redi Popeskut është një manipulim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-ne-ish-bllok-lihet-ne-burg-ervis-martinaj-dhe-eljo-haton