PD: Veliaj dhe qeveria fshehin planin urbanistik te Tiranes

2018-10-21 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

Demokratët akuzojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se në mënyrë abuzive në bashkëpunim me Kryeministrin Rama ka ndryshuar planin rregullues të 2013 për të lejuar ndërtimin e kullave brenda hapësirës së parkut të liqenit.

?Plani mafioz Rama-Veliaj ndryshoi planin e vitit 2013, i cili ndalonte ndërtimet në çdo park apo lulishte të qytetit. Në kapitullin 7.4 të Planit 2013 duken qartë kufizimet dhe ndalimet e ndërtimeve në parqet dhe lulishtet e Tiranës. Është e papranueshme që Plani Rregullues i Tiranës mbahet i fshehtë. Plani i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është që ta mbajnë në heshtje deri në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qytetarët të mos keni informacion për këtë aferë të rëndë korruptive, për këtë krim mjedisor që shkatërron hyrjen e Parkut të Liqenit dhe shëndetin e qytetit?, deklaroi Jambarbër Malltezi.

Por ndryshe nga sa pretendojnë demokratët, kryebashkiaku i Tiranës thotë se e vërteta është ndryshe. Duke ju përgjigjur edhe politikisht këtyre akuzave duke ju kujtuar vettingun e vërtetë të politikanëve, Veliaj deklaron se shumë hapësira të paaksesushme në parkun e Liqenit u janë kthyer qytetarëve.

?Unë e kuptoj shqetësimin e Partisë Demokratike! Të gjitha këto kanë qenë llokma të prenotuara për kunetër, për vjehërr. E kuptoj shqetësimin e tyre, duhet të jenë realisht të tronditur që kjo hapësirë i shkon qytetit dhe jo kunetërve. Fakti që dalin përditë, përditë për këtë hapësirë, do të thotë se u ka dhembur shumë fakti që këtë hapësirë do e gëzojnë qytetarët e Tiranës dhe jo ata që, në fakt, duhet të kalojnë në vetting. Prandaj, të gjithë jemi buzagaz kur dëgjojmë për vettingun e Lul Bashës, sepse ne presim vettingun e SPAK dhe BKH, që i shkon edhe vjehrrit, edhe kunatit, gjithë fisit e farës ku parkohen asetet e vjedhura nga ky vend.

Ndërkohë, marrim sot një version komplet të holluar, ku vettingun e bëjnë vetë politikanët, ku nuk preken vjehërrit e kunetërit, dhe ku sigurisht, nuk japin llogari për gjithë dëmet që i kanë bërë këtij vendi. Por, ne kemi nevojë për një vetting të vërtetë, kemi nevojë për agjenci të vërteta që i menaxhojnë këto asete, dhe jo për vjehërrit e kunetërit?, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj lajmëron se 2.5 ha të parkut të liqenit ku shtrihet aktualisht Garda e Republikës, me vendim të Këshillit të Ministrave tashmë i është dhënë Bashkisë për ta administruar e cila do t?i bashkojë këtë hapësirë pjesës tjetër të parkut.

Tv Klan