Report Tv-Vrau tre vetë për një shuplakë, burg autorit të masakrës së Matit

2018-10-15 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Arrest me burg për autorin e masakrës së Matit. I braktisur nga famija dhe pa avokat mbrojtës, Kujtim Koxha, 54-vjeç, autori i krimit të trefishtë në fshatin Shëlli të Matit, doli sot përpara Gjykatës për masën e sigurisë. Autori nuk ka pranuar të flasë përpara trupit gjykues, ndërsa ka refuzuar avokatin e caktuar nga Gjykata.

Ndërsa gjatë dëshmisë së tij në polici, 54-vjeçari pranoi autorësinë e krimit, por nuk është penduar për tre viktimat që shkaktoi, dy nga të cilët punonjës të Bashkisë, Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, dhe bashkëfshatarin e tij, Hamit Buçi, ndërsa mbeti i plagosur Astrit Hani, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit.

Ai është shprehur se debatoi fillimisht me viktimat, ndërsa njëri prej tyre, Erzen Aliaj e ka goditur me një shpullë, teksa ndodheshin në lokalin e fshatit. Në gjendje të dehur, 54-vjeçari ka dalë nga lokali dhe është kthyer më pas me një armë zjarri kallashnikov, karikatorin e të cilit e zbrazi mbi tre viktimat.