Tentojnë të vjedhin një banesë vilë, kapen në flagrancë nga policia 2 autorët e dyshuar në momentin që po nxirrnin materialet për ti transportuar.
U sekuestrohen në flagrancë materialet që po tentonin të vidhnin.
Dokumentohen me prova ligjore si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura.
Gjithashtu, vazhdojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore e ambiente të ndryshme nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim edhe me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Shoqërohen në ambientët e policisë për verifikim, 7 persona kryesisht me preçedentë penale të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur ndërhyrja në kohë rekord duke kapur në flagrancë 2 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë vilë ( pa persona brenda), ku po nxirrnin materialet nga banesa për ti transportuar.
Konkretisht :
- Bardhok Miza, 42 vjeç, banues në Kurbin
- E.M. 17 vjeç, banues në Kurbin.