Ze Maria i jep lamtumirën Tiranës: Shpresoj që e keqja e Tiranës të kem qënë unë!

2018-10-12 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Tirana organizoi një konferencë lamtumirë për ish-trajnerin Ze Maria si për të treguar se ndarja është bërë me konsesus të plotë mes palëve dhe se ruajnë respekt të ndërsjelltë por rezultatet ishin ato që sollën divorcin. Vetëm vlerësime për brazilianin pati Presidenti Refik Halili por sqaroi se rezultatet ishin shkaku kryesor për të ndërprerë bashkëpunimin:

Kemi arritur që të bëjmë këtë ndarje. Më vjen keq që nuk e çuam projektin para. Kjo nuk është mirë as për klubin. Por këto rezultate na detyrojnë që të mbyllim këtë marrëveshje.

Refik Halili, president
Falenderime por edhe pengje pati Ze Maria, i cili e pranon se kur skuadra nuk ka rezultate është trajneri ai që e pëson. Braziliani shton se shpreson që e keqja të ketë qënë ai dhe skuadra të fillojë të reagoj