Masakra në ish-bllok, Prokuroria kërkon burg për mikun e Ervis Martinajt

2018-10-07 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANE - Zhvillohet në spital seanca për caktimin e masës së sigurisë për Ervis Martinajn dhe Eljo Haton, të cilët mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes në zonën e ish-bllokut. Martinaj ndodhet në një spital privat, ndërsa Hato te Spitali i Traumës. Në lokal "Monopol" mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, i cili u qëllua me një plumb në kokë nga komandoja Merviol Bilo, i cili ndodhej në një tavolinë me Ervin Matën, i fejuari i Elvana Gjatës ngacmi i i të cilës nga viktima solli edhe tragjedinë, si dhe Fabjol Alushin. Ndërsa në një tavolinë tjerët ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljo Hato, ndërsa më pas në lokal futet edhe truproja i Martinajt, Fabjol Gaxha. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, sot ishte afati i fundit që të arrestuarve duhet t'u rivlerësohej masa.

Gjyqtari Artan Gjermeni mbërriti fillimisht në Spitalin e Traumës ku iu komunikua masa e arrestit Eljon Hatos. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe dy prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo. Pas Hatos, gjyqtari Gjermani dhe dy prokurorët iu drejtuan spitalit privat ku do të jepet masa e sigurisë për Ervis Martinajn. Pas seancës për Haton, avokati i tij mbrojtës tha se prokuroria nuk ka prova që implikojnë klientin e tij në ngjarje. Sipas tij, Eljon Hato është viktimë e kësaj ngjarje, pasi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk faktohet që ai të ketë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes.