Tiranë, Oscar Larussi promovon librin “Të shkosh për vende filmike” - Intervista

2018-10-06 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Vendet e preferuar kinematografikë të Oscar Iarussi-t janë Bari dhe Venecia. Bari-n, sepse e cilëson vendin më të zhvilluar, përsa i përket kontributit që ka dhënë në zhvillimin e historisë së Italisë nëpërmjet kinematografisë. Ndërsa, qytetin tjetër, Venecia-n, e ka përzemër jo vetëm sepse bashkëpunon si anëtar i Komitetit të ekspertëve të Ekspozitës së Venecia-s, por edhe sepse sa herë që e prek këtë vend prej tij ?rrëmben? magji.

Libri ?Të shkosh për vende filmike? e autorit italian Oscar Iarussi-t u promovua në Qendrën për Hapje edhe Dialog në Tiranë. Autori për kamerën e ?Report Tv? rrëfen emrat e dhjetë qyteteve të kinemasë, por edhe arsyet, se këto vende kanë frymëzuar breza të tërë kineastësh. Kritiku i kinematografisë tregon edhe se si Shqipëria mund të kthehet në një vend prodhimi kinematografik .

Zoti, Iarussi e fillojmë bisedën nga titulli i librit, përse ?Të shkosh për vende filmike??
Sepse, është një mënyrë për të rrëfyer Italinë përmes tregimeve që kanë të bëjnë me letërsinë, në këtë rast me kinemanë. Bëhet fjalë për vende që bëjnë të mundur rrëfimin e historisë italiane e traditës italiane përmes kinemasë. Flitet për filma të rëndësishëm apo për aktorë dhe aktore të rëndësishme lidhur me 10 qytetet që kam rrëfyer në libër.

A mund t?i tregoni dhe për publikun se cilat janë këto qytete?
Qytetet janë këto: Fillon nga Venecia, pastaj në veri janë edhe Torino, Milano, pastaj zbresim në Bolonja dhe Firence, mandej është Bari, Matera, Palermo, Napoli dhe në fund është Roma.

Cili është vendi që ju keni më për zemër?
A mund të them të paktën dy?