Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre persona janë qëlluar me armë zjarri në një atentat në zonën e ish-Bllokut, ku si pasojë njëri prej tyre është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme (4 tetor) në lokal "Solomon".
Gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar brenda ambienteve të një lokali në zonën e Ish-Bllokut.
Tre personat ishin duke konsumuar darkë
Sipas burimeve personat e plagosur dyshohet se janë Ervis Martinaj (në foto) dhe Laert Hasaj ndërsa viktima është Rigers Gaxha dhe të tre ishin duke konsumuar darkë.
Viktima dyshohet se ka qenë truproja i Ervis Martinajt dhe mësohet se ky i fundit ka marrë një plumb në qafë.
Martianj, person me precedent penal
Martinaj është një emër i njohur për policinë, pasi është akuzuar për një vrasje në Dajt dhe është përfolur për një plagosje të një biznesmeni.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar Eduard Merkaj drejtori i policise kriminale. Ndërsa forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.
Policia në njoftimin zyrtar paraprak jep pak informacione për ngjarjen.
"Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e ?Bllokut? në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", thotë policia në njoftimin paraprak
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-ish-bllok-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur