Vrasja në Dibër/ Dy vëllezërit goditën me thikë të riun, njëri në pranga, tjetri në kërkim

2018-10-01 7 Dailymotion

Download Convert to MP3

Policia e Shtetit ka arrestuar 3 persona, të përfshirë në vrasjen e të riut 36-vjeçar në Arras të Dibrës. Policia njofton se janë arrestuar babë e bir, pronar të lokalit ku ndodhi ngjarja pasi akuzohen për moskallëzim krimi, si edhe njëri nga autorët e ngjarjes. Autori kryesor i ngjarjes, Aleksandër Balla, është shpallur në kërkim, ndërsa i vëllai, Vangjel Balla, 20 vjeç është arrestuar. Të dy vëllezërit kanë vrarë me thikë 36-vjeçarin I.Z brenda lokalit në Arras.

Janë arrestuar edhe Sami Lusha e Blerim Lusha, babë e bir, pasi vrasja ka ndodhur në lokalin e tyre. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 23-vjeçari Aleksandër Balla, autor i ngjarjes, është ende i lirë. I riu që humbi jetën rrugës për në spital, një 36-vjeçar i identifikuar si I.Z, dyshohet se u përlesh me autorët të cilët më pas e goditën me thikë. Nuk dihen ende të dhëna mbi identitetin e të riut të vrarë, apo shkaqet e konfliktit që i mori jetën.