Balla ne Repolitix "Nëse vërtetohet fajësia e djalit të deputetit, le të shkojë në burg"

2018-09-28 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

"Nëse vërtetohet fajësia e djalit të deputetit, le të shkojë në burg". Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i ftuar në emisionin "Repolitix" në drejtimin e gazetarit Denis Minga, në Report Tv. Balla tha se nëse provohen akuzat për dhunë ndaj vajzës së re Xhisiela Maloku nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, atëherë ai duhet të shkojë në burg.

Drejtësia duhet lënë të bëjë punën e vet. Prokuroria të bëjë punën që i takon. Nëse rezulton në faj, atëherë le të shkojë në burg.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Sa i takon rolit të deputetit Rraja, Balla tha Partia Socialiste do mbaj qëndrim edhe ndaj tij nëse konstatohet se ka penguar punën e policisë apo prokurorisë në zbardhjen e kësaj çështje.