Denoncimi i ish-policit: Si e mbylli pistoleta dosjen e djalit të deputetit të akuzuar për përdhunim

2018-09-26 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike doli në një konferencë të posaçme pasditen e sotme, ku publikoi videon e plotë të denoncimit të ish-oficerit të policisë Emiljano Muho.

Basha: Sot jam para jush që të dëgjoni këtë dëshmi tronditëse të këtij oficeri të lartë policie. Është e rëndësishme ta ndjekim të gjithë së bashku.

Nuhu, më herët oficer policie në Fushë Krujë, ka rrëfyer ditën e sotme për gazetarin Basir Çollaku në lidhje me hetimin e zhvilluar nga ai, për përdhunimin e Xhensila Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.

Sipas Nuhos, kreu i grupit parlamentar të PS-së deputeti Taulant Balla ka ardhur e ka liruar nga Komisariati i Fushë Krujës djalin e deputetit, ndaj të cilit ishte prerë fletë arresti.

Në video, Nuhu tregon gjithashtu se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka thënë me ironi: Hiqe pistoletën nga koka se oficeri është djalë i mirë dhe gjithçka që ka ndodhur do të mbesë këtu.

Nuhu ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me shtetasen Xhensila Maloku e cila sipas tij është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja dhe në momentin që ka dashur të bëjë kallëzim në policia, oficerët nuk ia kanë pranuar pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të birin dhe e në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke i vënë pistoletën në bark për të mos folur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-publikon-denoncimin-e-ish-oficerit-te-policise-djalin-e-deputetit-socialist