Vettingu në politikë, Kryemadhi: Presim një përgjigje nga Rama, kemi axhendë të pabesueshme

2018-09-13 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Nga Durrësi ku u zhvillua mbledhja e opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se PD dhe LSI presin një përgjigje nga Rama nëse e pranon apo jo projektligjin për vettingun në politikë. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ajo tha për Report Tv se axhenda e opozitës do të jetë e pabesueshme për të gjithë.

Opozita po konsolidohet më shumë, parti të tjera po i bashkohen frontit opozitar. Rama ka mbetur i vetëm dhe kërkon të manipulojë atë që ndodh. Ndasia sot janë vetëm me krimin e organizuar, prandaj duhet të jemi të bashkuar. Aksioni opozitar është mëse i qartë, presim nëse Rama është pro apo kundër vettingut. Axhenda e opozitës do të jetë e pabesueshme, jo vetëm për qeverinë, por edhe për ju gazetarët. Do të jetë axhendë shumë surprizuese.

Monika Kryemadhi
Kryemadhi i ktheu një përgjigje edhe Ballës pas deklaratave të tij nga Kuvendi për vettingun në politikë.

Kjo është qesharake, opozita e ka bërë vettingun e saj, ata të thonë janë pro apo kundër atyre që merren me Toyota Yaris dhe trafik kokaine. Opozita është e qartë, ne po presim nëse janë pro apo kundër. Po të kishim gabim ne nuk do të afroheshim partitë e tjera.

Monika Kryemadhi