Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria po has vështirësi me hetimin e audio përgjimit mes Denar Bibës dhe gjyqtarit të Gjykatës së Strazburgut Ledi Bianku.
Pas nisjes së verifikimeve organi i akuzës i kërkoi portalit që e publikoi që te vinte në dispoziocion materialin bruto të audiopërgjimit, por mësohet se i vetmi që i është vënë ne dipsozicion është ajo pjesë që është publikuar.
Kjo ka sjellë problem për hetuesit të cilët kërkojnë materialin e plotë dhe origjinal për të vijuar hetimet dhe regjistruar çështjen nese ka apo jo elemente te veprës penale.
Pak ditë më parë portali Exit.al publikoi audiopërgjimin duke pretenduar se nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë në Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/audiopergjimi-biba-bianku-prokuroria-nuk-ka-ende-materialin-bruto-te-bisedes