Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës 3 ditë më parë, pasi është denoncuar për abuzim seksual me të bijën për 16 vite me radhë, që kur vajza ka qenë e mitur. Denoncimi është bërë nga vajza, sot në moshën 25 vjeçare, e cila ka rrëfyer të gjithë ngjarjen tek murgeshat. Policia e ka dhënë dje njoftimin zyrtar për arrestimin ku thuhet se:
?Më datë 30.08.2018, u ndalua shtetasi Q.N., vjeç 61, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 106, 100 dhe 130/a të Kodit Penal.?-thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi u publikua fillimisht nga gazeta Ekspres, dhe më pas gazetari i Report Tv, Driçim Caka ka verifikuar dhe konfirmuar se ka patur një denoncim për abuzim seksual.
Si ka nisur historia e abuzimit?
Burime për ?Shqiptarja.com? bëjnë me dije se 61-vjeçari është divorcuar nga bashkëshortja e tij në vitin 2002, dhe 3 fëmijët e çiftit, dy vajza dhe 1 djalë qëndruan me babain e tyre, asokohe 45 vjeç. Ata jetuan në Tiranë, dhe sipas denoncimit të vajzës, babai ka nisur abuzimin me vajzën e madhe, që në moshën 9-vjeçare. Ata jetonin në një dhomë, të cilën e kishin kthyer në banesë dhe sipas kallëzimit të vajzës, sot, 25 vjeçe, babai ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.
Burimet shtojnë se vajza, kohët e fundit, ka treguar gjithçka tek murgeshat, njëra prej tyre, ka nxitur vajzën të bëjë edhe denoncimin në polici. Babai është arrestuar menjëherë nga policia e Tiranës, dhe ka pranuar abuzimin me të. Vajza gjithashtu ka treguar se në moshën 19-vjeçare, i ati e ka lënë shtatzënë dhe më pas e ka abortuar. Pas martesës së vajzës së vogël, 25-vjeçarja e abuzuar nga babai, jetonte bashkë me të. Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe i ati e kishte denoncuar si të zhdukur. "Shqiptarja.com" ka mësuar se babai ka shpërthyer në lot në polici dhe i ka kërkuar falje vajzës.
61-vjeçari, Qirjako Nakuçi ndodhet në paraburgimin e Tiranës dhe ndaj tij, janë ngritur 3 akuza, të cilat janë marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje.