Report TV - Me shpejtësi dhe të dehur në timon, arrestohen 4 shoferë në Durrës

2018-08-26 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Nga kontrollet e policisë në Durrës, 48 shoferë kanë mbetur pa patentë. 37 prej tyre për shkak se lëviznin me shpejtësi tej normalve të lejuara dhe 11 të tjerë për drejtim të mjetit në gjejdne të dehur. Policia e Durrësit ka vendosur po ashtu mbi 290 gjoba për shkelje të ndryshme, vetëm në një javë.


"Sektori i Rendit kanë ushtruar kontroll mjeteve mbi e evidentimin e rasteve të posedimit të sendeve të paligjshme me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara vetëm në fundjavë janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim të motorçikletave pa leje drejtimi dhe është janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur masat administrative si më poshtë vijojnë:

? janë pezulluar 37 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 11 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike;

? janë ndëshkuar 147 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

? janë ndëshkuar 114 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

? janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.