Kapet 535 kg drogë në Brindisi, pranga dy shqiptarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-25 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 535 kg drogë me vlerë rreth 5 milionë euro, në bordin e një anijeje duke çuar në pranga dy trafikantë shqiptarë.



Droga e cila vinte nga Shqipëria ishte ngarkuar në një gomome 7 metra të gjatë dhe me motor të fuqishëm.




Ajo është pikasur në afërsi të brigjeve italiane pas informacioneve të shkëmbyera mes policisë shqiptare dhe guardia di finanzes.



Pas disa orësh ndjekje, është bërë i mundur ndalimi i gomones dhe arrestimi i dy personave që ndodheshin në bord, 46 vjeçari me inicialet G.D. dhe 38 vjeçari me inicialet S.V. të dy nga qyteti i Vlorës, nga ku dyshohet se është nisur dhe mjeti lundrues.



Në njoftimin e Guardia di Finanzas thuhet ndër të tjera se vetëm gjatë vitit 2018 në brigjet e Puglias janë bllokuar 12 gomone dhe sekuestruar rreth 13 ton marijiuanë, ndërsa 31 persona kanë rënë në pranga.



Nuk dihet ende nëse sasia e kanabisit të sekuestruar vjen nga stoku i ruajtur prej trafikantëve që nga viti i kaluar apo është prodhim i këtij viti.