Ora News - Bashkia dhuron gjak, nismës i bashkohen punonjësit e AMK-së

2018-08-22 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Institucionet në varësi të bashkisë së Tiranës kanë vazhduar me projektin e dhurimit të gjakut. Nismës iu bashkuan punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, duke i falenderuar për kontributin, theksoi rëndësinë që ka dhurimi i gjakut për talasemikët.

Veliaj: U jam pafundësisht mirënjohës të gjithë kolegëve të Bashkisë së Tiranës, sot Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, të cilët gjatë gjithë verës, pavarësisht periudhës së lejeve, jo vetëm që s?kanë lënë mangët asnjë punë në Tiranë dhe siç e shikoni është hapur çdo kantier në qytet, por ajo që është më e rëndësishme, kanë qenë të parët për të dhuruar gjak. Nga statistikat që na u ofruan nga Kryqi i Kuq me rritjen 250% të dhurimeve të gjakut gjatë sezonit të verës falë kontributit të Bashkisë Tiranës, është fakt se kemi kaluar me sukses një nga sfidat që tipikisht ndodhin çdo verë, ku prej largimit të pushuesve kemi pasur ulje të dhurimeve dhe kemi pasur shumë problematika kryesisht nga aksidentet, nga të sëmurët me talasemi dhe ata që kanë nevojë për gjak.

Kryebashkiaku shtoi se kjo fazë emergjente e dhurimit të gjakut duhet të vazhdojë me angazhimin e të gjitha institucioneve, për ta kthyer në një traditë të përhershme.

Veliaj: Besoj se për këtë fazë të emergjencës Bashkia e Tiranës e ka kryer misionin e saj dhe kemi kaluar një verë realisht të menaxhuar mirë, me këtë frymë solidariteti. Tani do të kalojmë nga një fazë emergjente, në një fazë rutinë ku çdo institucion i bashkisë, në mënyrë kalendarike, 1 herë në 3-4 muaj, të dhurojë gjak; pra, të kalojmë nga zgjidhja e emergjente në një situatë ku edhe mund të parashikojmë se cilat do të jenë volumet e gjakut të dhuruar.

Nga ana e saj, Drejtoresha e AMK-së, Rudina Hoxha theksoi se ky institucion e ka kthyer tashmë në traditë dhurimin e gjakut.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bashkia-dhuron-gjak-nismes-i-bashkohen-punonjesit-e-amk-se