Vuçiç: Ceshtja e Kosoves duhet te zgjidhet ne paqe

2018-08-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Serbia ka testuar dy nga gjashtë avionët MIG rus që kanë arritur në kryeqytetin serb. Këta avion kishin shqetësuar rajonin dhe shtetet fqinje, por Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka thënë se shpreson që ata kurrë të mos përdorën për kundërshtarët. Ka theksuar se nuk ka mbështetje për zgjidhjen e problemit të Kosovës në tërësi, pasi nuk e mbështesin as organizatat, opinioni dhe njerëzit e kishës. Por, këtë cështje do të mundohet ta zgjidhë në paqe.

"Nuk shqetësohem se sa mbështetje kam dhe nuk kam kërkuar hulumtime sa i përket Kosovës pasi një burrë shteti shqetësohet vetëm për atë se çfarë veprash të mira apo jo do të bëjë për një popull".

Serbia do të kërkojë zgjidhje për Kosovën në çdo mënyrë, por mbi të gjitha do të ndjekë interesat e saj dhe rrugën drejt zhvillimit ekonomik. Forcimi i ushtrisë është një ide për të qëndruar neutral dhe ekziston mundësia e kthimit obligativ të saj për meshkujt.

"Do të jem më i përmbajtur edhe për kërcënimet dhe mbështetjen. Nëse do të kemi propozim konkret do ta vëmë para popullit, por janë bërë shumë gabime dhe ne i falenderojmë edhe ata që na mbështesin dhe ata që janë kundër. Duhet të fokusohemi tek ekonomia".

Avionët do të kenë emra të atyre që luftuan kundër NATO-s në, siç është quajtur, agresionin e vitit 1999.