Gjykata e Apelit të Vlorës ka rikthyer në burg shoferin që aksidentoi efektivin e policisë duke i shkaktuar fraktura në të dyja këmbët.
Ngjarja ka ndodhur në Kuçovë, ku teksa Ylli Luka ishte përfshirë në një debat me një drejtues tjetër mjeti, efektivi i policisë Jonuz Vrapi është afruar duke i kërkuar Lukës të largohej. Sipas Vrapit, 37-vjeçari hyri në automjet dhe i dha gaz makinës duke përplasur.
Pas ngjarjes autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia e vënë në ndjekje të tij, arriti ta prangoste vetëm pas 30 minutash, teksa Ylli Luka po tentonte të dilte nga qyteti i Kuçovës.
Por Ylli Luka, megjithëse plagosi duke i thyer të dyja këmbët policit, ia doli të lirohej.
Kjo sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat kërkoi për 37-vjeçarin Ylli Luka masën e sigurisë ?arrest me burg?, gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, Durim Hasa e ka lënë të lirë autorin 3-ditë pas ngjarjes, duke dhënë për të masën e sigurisë ?detyrim paraqitje?.
Nga vendimi gjyqtarit Durim Hasa del në pah një hetim i dobët dhe aspak profesional i prokurorit të çështjes, Olger Rumci, i cili nuk i paraqiti gjykatës dy elementë shumë të rëndësishëm. Aktin e ekspertimit në vendngjarje përfshi dëshminë e të dëmtuarit oficerit të policisë Jonuz Vrapi i cili edhe gjatë një interviste për 'Report TV' deklaroi se nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor.
Aktin e ekspertimit në vendngjarje përfshi dëshminë e të dëmtuarit oficerit të policisë Jonuz Vrapi i cili edhe gjatë një interviste për Report TV deklaroi se nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor.
?Ai nuk iku, por u largua 3-4 metra me mjetin me drejtim nga jugu dhe ka bërë një manovër duke xhiruar të katërta rrotat duke ecur me indietro më goditi. Ai u kthye prapë e i ra turmës. Kur i ra turmës për herë të dytë, unë duke u zvarritur u shmanga rreth një metër që të hipja në cep të trotuarit se nuk po komandoja dot këmbët?.