TIRANË- Në kuadër të operacionit policor të koduar me emrin ?Tattoo?, arrestuan në flagrancë: Armando Behari, 24 vjeç, banues në Tiranë., dhe Xhevit Bogdani, 21 vjeç, banues në Përrenjas. Si dhe u procedua në gjendje të lirë: O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në zonën e ?Ali Demit? dhe ?Martenitetit të Ri?. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të Armando Behari, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe bashkëpunëtori i tij, Xhevit Bogdani, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.
Po këshu gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
- 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa
- 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm
- 2 aparate celularë
- 1 dorezë metalike
Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të personave të lartpërmendur për veprat penale ?Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim?, ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim?.