Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia kufitare e Portit të Durrësit ka vënë në pranga një 60-vjeçar italian, pasi u kap me një sasi prej 6 kg marijuanë.
Në pranga u vu Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali, i cili kishte fshehur lëndën narkotike poshtë prapakolpit të një makinë Fiat.
"Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare ka ushtruar kontroll në një mjet me drejtues një shtetas italian, me destinacion Italinë. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë", sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike " parashikuar në nenin 283 /a të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/italiani-kapet-me-droge-ne-portin-e-durresit-e-kishte-fshehur-ne-prapakolpin-e-makines