Pas masakrës me tetë të vdekur në Resulaj të Selenicës, policia ka ushtruar kontrolle me qëllim evidentimin, kapjen dhe ndalimin e personave që posedojnë armë zjarri pa leje në Qarkun e Vlorës. Gjatë 24 orëve të fundit janë ushtruar kontrolle, në ambjente të hapura, kontrolle ndaj automjeteve dhe personave që dyshohet se mund të posedonin apo qarkullonin me armë, si dhe në lokale e banesa.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, ditën e sotme, Policia e Vlorës, ka evidentuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin, Orgest.A., 19 vjeç, banues në Vlorë. U krye arrestimi i tij pasi në lagjen ?24 Maji?, gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip Zastava, pa leje.
Ndërsa një tjetër rast u konstatua ditën e djeshme nga Policia e Sarandës në lagjen ?Nr.1?, ku gjatë kontrollit në ambjentet e një lokali u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 3 gramë kanabis dhe u arrestua shtetasi B.M., 38 vjeç, banues në Tepelenë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Policia e Vlorës do vijojë kontrollet për të evidentuar e goditur çdo rast të armëmbajtjes pa leje.
Gjithashtu fton të gjithë ata që kanë informacion lidhur me veprimtaritë e kundraligjshme, të telefonojnë në numrin 0694110242 ose 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm për goditjen e çdo paligjshmërie.