Ora News - PD: Elbasani në pushtetin e bandave, policia fsheh ngjarjet kriminale. Reagon Ministria

2018-07-31 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetët demokratë Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi denoncuan nga Elbasani atë që e cilësuan rënie të qytetit në pushtetin e bandave dhe fshehjen që sipas tyre policia u ka bërë dy ngjarjeve të cilësuara kriminale.

Salianji tha se mbrëmjen e së hënës në qytet ka pasur përplasje me armë ndërsa një javë më parë është djegur makina e dhëndrit të Kryebashkiakut, ngjarje sipas tij të pa raportuara nga policia.

Salianji: E njëjta situatë ka ndodhur edhe javë më parë kur bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të kryetarit të bashkisë Qazim Sejdini dhe po njësoj policia e shtetit nuk bën asnjë lajmërim.

I pyetur për përplasjen e pretenduar, Salianji tha se PD ka prova me zë dhe figurë por që nuk i publikoi.

Salianji: Kanë sjellë informaciomne, video, audio, sesi dëgjohen të shtëna me armë.

Ministria e Brendshme: Asnjë ngjarje kriminale nuk është fshehur!

Por në një reagim, Ministria e Brendshme thotë se të gjitha ngjarjet e ndodhura në qytetin e Elbasanit, janë pasqyruar gjerësisht. Sipas Ministrisë, çdo kush gjen në faqen zyrtare të policisë informacione të detajuara mbi të gjitha ngjarjet e ndodhura.

"Akuzat e fundit nga deputetët opozitarë, bërë sot nga qyteti i Elbasanit, janë thjesht një tjetër përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të hedhur baltë mbi punën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit në luftë të pandërprerë me krimin dhe paligjshmërinë. Akuzat e përsëritura dhe përbaltja kanë vetëm një qëllim, të rrisin artificialisht tensionin, të prishin imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik duke pretenduar cenimin e parametrave të sigurisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministria-e-brendshme-asnje-ngjarje-kriminale-nuk-eshte-fshehur