http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
E hëna e 30 korrikut shënon fillimin e aplikimeve në Universitetin e Tiranës, për të gjithë studentët që kanë mbyllur me sukses Maturën Shtetërore. Procesi do të mbyllet më 4 gusht.
Rektori i këtij Universiteti, bëri të ditura kuotat e pranimit që janë në dispozicion për këtë vit akademik.
?Për këtë vit janë 6211 kuota, 5545 për shtetas shqiptar dhe studentet nga trevat e huaja?.
Koni u bëri thirrje studentëve që të konsultohen me kriteret e programeve që Universiteti i Tiranës ka, para se të bëjnë zgjedhjen e tyre.
?Studentët duhet të konsultohen me kriteret që programet e studimit kanë para se të aplikojnë?.
Procesi i regjistrimeve të studentëve do të fillojë në fund të muajit gusht pasi të shpallen edhe fituesit për çdo program studimi.