Report Tv - Hyseni: Brenda një viti ngrihen organet e reja të drejtësisë

2018-07-26 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Partia Socialiste parashikon që brenda një viti të gjitha organet e reja të drejtësisë do të jenë ngritur dhe sistemi do të funksionojë normalisht.

Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Alket Hyseni gjatë një intervistë për Report TV kërkon mirëkuptim e durim nga qytetarët.

Le t?i japin kohë kësaj reforme. Njerëzit kanë duruar me padrejtësi 27 vjet, jo më për një vit. Unë mendoj që maksimumi i durimit edhe një vit do të jetë. Institucionet e vettingut do të mbarojnë vettingun e listës prioritare. Në harkun e një viti kohor nga sot, institucionet e reja të drejtësisë do të jenë krijuar.

Alket Hyseni
Deputeti socialist ju bën thirrje qytetarëve që mendojnë se ju është bërë padrejtësi me gjyqet, të bashkëpunojnë me organet e vettingut si e vetmja mënyrë për të pasur shansin të rihapin dosjet e tyre.

Vettingu nuk duhet të mjaftohet vetëm me nxjerrjen jashtë sistemit. Unë mendoj që për ato raste kur ka prova, dëshmi, për korrupsion, vetë institucionet e vettingut duhet të bëjnë kallëzim penal e të përcjellin në prokurori rastet.

Për të kaluar në një moment të dytë, siç është dhënia e një dënimi penal për këdo që ka shkelur ligjin, dënim i cili do të përdorej si element për të rifilluar çështjen gjyqësore për të gjitha ato raste ku ka prova të qarta se është devijuar vendimmarrja për shkak të korrupsionit.

Kjo shërben edhe si thirrje për të gjithë qytetarët: Ndihmoni procesin e vettingut me prova, fakte, informacione të sakta, dëshmitarë konkretë, duke çuar dokumente për rastet gjyqësore që ju është bërë drejtësi.

Bëjeni tani sa nuk është vonë, në mënyrë që t?i hapni mundësi vetes që të rihapni çështjet gjyqësore.

Alket Hyseni