Pas premierës botërore të operës “Meledrama”, kompozitorja Olsa Toqi rrëfehet për Report Tv

2018-07-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Artistja Olsa Toqi, e zgjedhur si nga 10 kompozitorët më të mirë të Konkursit Ndërkombëtar të Operës ?Giacomo Puçini? me operën ?Meledrama? në Itali, rrëfen suksesin si fituese, por edhe emocionet që përjetoi para pak ditësh pas premierës botërore të operës.

Duartrokitjet e para opera i mori në Teatrin 'San Girolamo' në Lucca të Italisë. Artistja që është ngjitur në skenë fillimisht si këngëtare, më pas si kompozitore e këngës ?Përrallë? të Eneda Tarifës. Për kamerën e ?Report Tv? sukseset e saj, si e para kompozitore shqiptare në Eurosong, por ndalet edhe tek opera, që po sheh dritën e skenës në operat e huaja.

Rrugëtimin tim e kam nisur që gjashtë vjeç, duke filluar klasën e parë në Liceun Artistik, madje ka qenë klasa e parë eksperimentale, që provohej në Lice. Kam mbaruar për piano liceun edhe më pas vazhdova Akademinë e Arteve për kompozicion.