Me shpejtësi dhe të dehur në timon, pranga drejtuesve të mjeteve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy drejtues mjetesh ranë në prangat e policisë pasi qarkullonin të dehur në autostradën Tiranë Durrës.



Pas kontrolleve të cilat vijojnë çdo fundjavë policia rrugore pezulloi dhe 12 leje drejtimi pasi shoferët vijojnë të jenë në timon pasi konsumojnë alkool mbi normat e lejuara.



Por pavarësisht masave ka ende drejtues makinash të cilët lëvizin tej normave të shpejtësisë. Në autostradë policia ndaloi një shofer I cili ecte me 164 kilometra në orë.



Veç kësaj policia rrugore ka nisur një fushatë sensibilizuese për drejtuesit e mjeteve. Në të gjithë vendin shpërndahen fletushka mbi mospërdorimin e alkoolit, vendosjen e rripit të sigurimit shpejtësinë apo dhe ruajtjen e distancës së sigurisë si dhe respektimin e semaforëve e të këmbësorëve.