Konferenca e përbashkët, Hahn: Nuk ka kushte shtesë për integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-17 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencë të  përbashkët për shtyp me komisionerin europian Johannes Hahn. Në këtë konferencë për mediat fokusi i tyre ka qenë për hapjen e mundshme të negociatave për Shqipërinë, qershorin e ardhshëm.



Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi faktin se pas zërave se Franca dhe Holanda ishin dy vendet që kishin rekomandim negativ për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, tashmë marrëdhënia me këto dy vende është cilësisht më e fortë.



?Së fundmi më vjen mirë edhe për faktin që sot kemi një marrëdhënie cilësisht më të fortë me të gjitha vendet anëtare, specifikisht shumë më të afërt me Francën dhe Hollandën me të cilat patëm një debat jo të lehtë dhe e zgjidhëm në moment të fundit, dhe na kanë siguruar në gadishmërinë e tyre për të qenë pranë nesh në dëshirën tonë?.



Ne nuk do humbasim kohë por do të thellojmë progresin në fushat e përcaktuara nga Këshilli Europian, në mënyrë që qershori i ardhshëm të jetë një moment celebrimi i Shqipërisë në këtë rrugë aspak të lehtë, - u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.

?E bardha është shkruar në të zezë, Shqipëria dhe Maqedonia në qershor do të çelin negociatat e më par do të vazhdojmë më tej?.



Ndërkohë nga ana tjetër në fjalën e tij komisioneri Hahn ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ai u ka bërë thirrje të gjithë autoriteteve përkatëse, aktorëve politik të parlamentit dhe shoqërisë civile që të jenë bashkëpunues dhe të përfshihen në procesin e hapjes së negociatave.



?Nuk po fusim asnjë kusht të ri, ajo që po bëjmë është një proces i cili është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat. Sepse në fillim të këtij procesi na duhet të identifikojmë ku qendron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me legjislacionin europian. Qeveria shqiptare duhet të vazhdojë me përpjekjet për realizimin e reformës në drejtësi veçanërisht Vettingu është një element thelbësor me rëndësi në kuadër të fushës të së drejtës. Por është një pjesë e mozaikut. Ajo që po bëjmë është të kryejmë një proces gjithëpërfshirës se ku qëndron vendi. Kjo është arsye që e theksoj se sa më e mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, do të jetë më mirë për nisjen e negociatave për secilin kapitull. Është një gjë që duhet bërë me çdo vend. Nuk është një qasje e posaçme. Mos humbni asnjë ditë, nisin sa më parë të jetë e mundur. Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet.?

 

Gjithashtu Hahn komentoi dhe përpjekjet e Shqipërisë në uljen e numrit të azil kërkuesve duke thënë se qeveria ka bërë një punë goxha të mirë në këtë drejtim.