Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ishte ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?5 Pyetje nga Babaramo, të gazetarit Ilir Babaramo, në Report Tv, ku foli gjatë për dy çështjet më të rëndësishme në vend, integrimin e Shqipërisë në BE dhe marrëveshjen me Greqinë.
Në pjesën e dytë të emisionit, ministrit Bushati u ndal te marrëveshja me Greqinë, ku sqaroi se nuk është si ajo e vitit 2009 dhe as më e dëmshme. Sipas tij, marrëveshje e re që pritet të finalizohet është një marrëveshje e drejtë dhe zbatueshme nga të dyja palët.
Marrëveshja e re në momentin që do të finalizohet sepse ende nuk është e finalizuar do të shoqërohet edhe me hartën përkatëse që sqaron kufizimin e zonave detare pra të detit territorial shqiptar dhe detit territorial grek të shtartit apo të shelfit territorial siç quhet ndryshe, dhe të zonës ekskluzive, ne besojmë, e para së nuk kemi hyrë në këtë proces për të marr të njëjtën marrëveshje si ajo e 2009 që është shfuqizuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese. E dyta nuk kemi hyrë në këtë proces për të siguruar një marrëveshje me të dëmshme se 2009. Dhe e treta mendojmë që po shkojmë drejtë një marrëveshje me të mirë, më të drejtë dhe çka është më e rëndësishmja që vijoj ta them, drejt një marrëveshje të zbatueshme nga të dyja palët.
Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm