Klosi: Kontrolle të rrepta për sigurinë në plazhe - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-28 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri Blendi Klosi premtoi tolerancë zero ndaj të gjithë subjekteve që nuk do të respektojnë ligjet dhe do të cënojnë mbarëvajtjen e sezonit turistik.



Gjatë takimit të Komitetit Rajonal të Turizmit në qarkun e Durrësit,  plazhet e të cilit janë nën patronazhin e katër ministrave të qeverisë; ministrit Klosi, Peleshi, Majko dhe Gjonaj.



Klosi tha se prej datës 1 korrik nuk do të ketë asnjë tolerancë apo negocim për  ata që shkelin zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, për subjektet që nuk kanë rojet e plazhit por edhe për lokalet, apo baret që shkaktojnë ndotje akustike dhe shkelin rregullat e vendosura nga bashkia.



Kreu i Turizmit dhe Mjedisit u ndal në 3 detyrat kryesore të institucioneve të angazhuara në mbarëvajtjen e sezonit turistik; garantimi maksimal i pastërtisë, siguria në plazhe dhe rritja e standarteve të mikpritjes.



Nga ana tjetër, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi theksoi se sfida e këtij sezoni është siguria ushqimore për të cilën kreu i bujqësisë tha se është forcuar inspektimi, i paraprirë nga  vetkontrolli i subjekteve. Ndërsa Ministri Majko kërkoi nga Task forca e turizmit që të merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë pa shqetësuar turistët vendas dhe të huaj.