Ora News- Basha: Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat. Nuk ka as vendim dhe as datë

2018-06-28 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE-në, pasi sipas tij nuk ka as vendim dhe as datë. Sipas Bashës qeveria gënjeu dhe gënjeshtrat janë e vetmja gjë që Rama di të bëjë. Kreu i opozitës vendimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, e cilësoi si refuzim të drejtpërdrejt të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat. Ndryshe nga propaganda e qeverisë, u shpreh ai, Shqipëria ndodhet para 3 hapave të rëndësishëm deri në vendimin e qershorit të vitit 2019.

Basha: Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE, nuk ka as vendim për hapjen e negociatave, as datë për hapjen e negociatave. Këshilli Europian që është vendimarrësi,nuk do ta shqyrtojë fare nesër çështjen e hapjes së negociatave dhe Këshilli i Punëve të Përgjithshme i mbledhur dje dhe pardje e ka shtyrë këtë vendimarrje të paktën për një vit, deri në qershor të 2019.

Për të mbërritur deri tek vendimarrja deri në qershor të 2019 do të ndiqet e njëjta procedurë si deri më tani. Pra do të ketë një tjetër raportim nga KE për përmbushjen apo jo të kushteve që i janë vënë Shqipërisë, do të ketë një tjetër diskutim nga fillimi nga parlamentet e atyre vendeve që kërkojnë procedurën e autorizimit apo këshillimit të qeverisë si rasti i Bundestagut gjerman apo parlamentit holandez dhe vetëm nëse vendet anëtare konsiderojnë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet atëherë mund të futet në axhendën e vendimarrjes në Këshillin Europian në qershor të 2019.

Kjo është e vërteta. E vërteta është se negociatat nuk janë hapur por është thënë se Shqipëria ka mundësi ti hapen në qershor 2019 nëse plotëson kushtet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-shqiperise-nuk-i-jane-hapur-negociatat-nuk-ka-vendim-dhe-date