Ora News - Berat, burg për babain që mbajti peng djalin

2018-06-26 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e provave se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, la në burg 42 vjeçarin Admir Duro, të arrestuar të shtunën, (23 qershor) pasi u raportua se mbante peng të birin 17 vjecar në Berat.

Gjykata e Rrethit te Beratit, vendosi sot të quajë te ligjshem arrestimin e Admir Duros, dhe ndaj tij caktoi masen e "arrestit me burg".

Ai shfaqi probleme të shëndetit mendor, ashtu siç kishte bërë edhe ditën e ngjarjes kur kundërshtoi forcat e Policisë.

Por 42 vjecari Domi nuk ka bërë asnjë herë vizita mjekësore për sëmundje të shëndetit mendor, ndaj avokati i tij i tij edhe pse e bazoi mbrojtjen mbi këtë bazë nuk paraqiti asnjë shkresë që mund të konsiderohej provë.

Avokati kërkoi cilësimin e arrestimit si të paligjshëm dhe masë të lehtë sigurie për 42 vjecarin, por kjo nuk u pranua nga gjyqtari Durim Hasa i cili miratoi kërkesën e Prokurorit Olgert Rumnici.

42 vjecaci akuzohet tashme per: veprat penale, ?Heqja e paligjshme e lirisë?, ?Dhuna në familje?, ?Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë? dhe ?Prishja e rendit dhe qetësisë publike?.

Ngjarja per te cilen akuzohet Duro ndodhi tre dite me pare ne lagjen "30 Vjetori", ku 42 vjeçari mbajti peng per ore te tera djalin e tij 17 vjeçar nga frika mos e braktiste.

Me pas ai hipi ne soleten e pallatit ku për më shumë se tre ore kundërshtoi me force punonjesit e policise, hodhi tjegulla në drejtim të tyre, duke lënduar dy uniforma blu.

Pas arrestimit ai qendroi ne spitalin e Beratit dhe u perball sot me gjykaten, ne seancen e pare ne ngarkim te tij.

Vetë adoleshenti në një dëshmi për Ora News tha se nuk ishte marrë peng, por vetëm kishte pasur një konflikt me të atin atë ditë ndaj edhe kishte njoftuar policinë

42 vjeçari akuzohet tashme per veprat penale, ?Heqja e paligjshme e lirisë?, ?Dhuna në familje?, ?Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë? dhe ?Prishja e rendit dhe qetësisë publike?.

Adoleshenti rrëfen ngjarjen: Pse lajmërova policinë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/burg-babain-qe-mbajti-peng-djalin-shfaq-probleme-shendetesore-dhe-ne-gjykate