Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 40 vjeçar nga lagja " 30 Vjetori" e qytetit te Beratit mban peng djalin e tij 10 vjeçar, duke mos e lejuar të dalë nga banesa.
Rasti është denoncuar nga komshinjtë e tij. Miri Dura, mësohet se ka pasur djalit pas divorcit vite me pare nga gruaja, e cila eshte larguar nga banesa
Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur te izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.
Menjëherë, policia dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.
Fëmija mësohet se ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij është ushtruar dhunë psikologjike.
Babai vazhdon të qëndrojë i mbyllur në banesën e tij duke i bërë rezistencë policisë.
Burri qëllon me tjegulla nga kati i dytë i banesës, ndërsa kërcënon policinë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berat-babai-mban-peng-dhe-kercenon-djalin-10-vjecar-ne-banese