Report Tv - Berat, babai mban peng fëmijën prej 3 ditësh

2018-06-23 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Një 40 vjeçar nga lagjia "30 Vjetori" e qytetit të Beratit mësohet se mban peng djalin e tij 10 vjeçar, nën kërcënim, duke mos lejuar të dalë, veprime të cilat pak momente më parë i kanë denoncuar komshinjtë.

Miri Dura, 40 vjeç, mësohet se ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga gruaja, e cila është larguar nga banesa. Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jete djalin e tij, duke e mbajtur të izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

Menjëherë uniforma blu, forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.