Gentian Trenova prokuror i Apelit të Tiranës njëkohësisht dhe anëtar i këshillit të emërimeve në drejtësisë rrezikon të mos kalojë provën e Vettingut.
Sipas komisionit të pavarur të kualifikimit, i cili zhvilloi një seancë dëgjimore me të, Trenova nuk justifikon pasurinë dhe është gjetur me shkelje edhe në ushtrimin e detyrës në dy raste. Ai ka deklaruar një apartament të blerë në Tiranë, ku në kontratën e parë çmimi ka qenë 40 mijë euro, ndërsa në kontratën e dytë deklarohet 1 milionë e 900 mijë lekë.
Veç këtij veprimi ai ka bërë një ndërtim shtesë, për të cilën nuk ka mundësi ligjore ta kryejë. Ndërsa sa i takon vlerësimit profesional, Trenova pati një debat të fortë me perfaqësuesin e ONM-së Teo Jacobs lidhur me mosfillimin e hetimit nga Trenova për një prokuror. Ai u mbrojt duke sqaruar se ishte Prokurori i tretë që merrte ne dorë atë dosje dhe nuk mund të kishte sukses pasi ishte hetuar nga të tjerët para tij. Në një tjetër rast Trenova nuk kishte hetuar pasurinë e një personi të arrestuar ne Greqi me drogë. Në fund të seancës avokati i prokurorit tha se kishin besim tek vendimmarrja bazuar në provat që kanë dorëzuar.
Vendimi për Gnetian Trenoven do të merret në datën 20 Qershor.