I ftuar në studion e Report Tv në emision ?45 minuta? të gazetarit Denis Minga, ishte gazetari Ferdinand Dervishi, i cili foli lidhur me çështjen e shumëpërfolur, vrasjen e Azem Hajdarit dhe implikimin e Izet Haxhisë në gjithë këtë ngjarje. Po ashtu Dervishaj tha se informacionet e SHISH nuk kanë asnjë vlerë ligjore e juridike. Nga ana tjetër ai theksoi se emri i Izet Haxhisë mbetet kyç në çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit, pasi duke qenë personi më i besuar në Partinë Demokratike, ai kishte dijeni për gjithçka që bëhej në atë kohë