Vrasja e biznesmenit në Vlorë, policia zbardh ngjarjen, identifikohen dy autorët, shpallen në kërkim

2018-06-06 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e biznesmenit 29-vjeçar, Vasil Devishaj i cili u ekzekutua me një plumb në kokë teksa dilte nga automjeti i tij, në lagjen Pavarësia, rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës. Përmes një deklarate për mediat, kreu i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj tha se janë identifikuar dy autorët e dyshuar të krimit, E.A, 31-vjeç, A.C, 28-vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ndërsa janë arrestuar dy bashkëpunëtorët Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Gjithashtu, janë sekuestuar dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë si dhe një automjeti tip "Audi" me të cilin janë larguar autorët pas atentatit.

Sipas policisë, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një konflikti që ka pasur viktima me dy autorët e dyshuar E.A dhe A.C. Vasil Dervishaj ishte pronar i një pike kafeje të quajtur "Gimoka" dhe një lokali në qytetin bregdetar.

Policia e Vlorës zbardh dinamikën e krimit të rëndë:

Strukturat e Policisë së Shtetit të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, prej datës 4 Qershor 2018, ku në lagjen ?Pavarësia?, pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi V.D., 29 vjeç, kanë zhvilluar hetime intensive me qëllim zbardhjen, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e vënien para drejtësisë autorët e krimit.

Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:

Ø E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

Ø A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.